Sic dhe ka thënë Lasgush Poradeci:” Një poezi që të jetë e mirë, duhet të jetë e sinqertë. Po që të jetë poezia e sinqertë, duhet të jesh më parë ti i sinqertë gjer në fund të shpirtit tënd, ti që shkruan.” Poezia nuk vdes kurrë e rrallë mund të kesh vetëm një të preferuar, pasi kur futesh brenda botës magjike të fjalëve nuk del dot. Njëjtë është edhe për shkrimtarin Engjëll Berisha i cili e pati shumë të vështirë të zgjedh vetëm disa prej poezive dhe shkrimtarëve, vargjet e të cilëve janë të pakontestueshme, historikisht.
“Poezia është kur emocioni ka gjetur mendimin e tij dhe mendimi ka gjetur fjalët, të paktën kështu ndjejnë të gjihtë ata që jetojnë me vargjet.