Klasa e dizajnit ishte e para që ndaluam. Me lapsa në duar duke krijuar mrekulli artistike, që janë ndër elementet më të rëndësishme të paraqitjes së jashtme. Veshje të ndryshme, të imagjinuara deri në detajin e fundit për një dukje në hap me trendet. Si cdo profesion tjetër, të përcjelllësh tek dikush talentin është sfiduese. Mbi këtë dhe interesimin e të rinjëve për dizajnin foli profesoresha Hana Bakalli.
Rina thotë se dizajni e përmbush atë dhe mendon ta ketë prioritet edhe në të ardhmen.
Kaluam në një tjetër ambient kreativ. Aty ku gjithcka lidhet rreth teknologjisë. Nxënësit e informatikës i gjetëm para kompjuterëve duke u udhëzuar nga profesori i tyre, Kastriot Haxhiu. Ai thotë se kushtet i kanë të mira dhe se interesimi i nxënësve është i kënaqshëm.
Prirjet për teknologji e kanë shtyrë Orgesin drejt informatikws.
Vetëm ca hapa më larg ndodhet një tjetër drejtim, Arkitektura apo arti në të cilin në zgjedhim të jetojmë. Rëndësinë që ka e dinë edhe nxënësit e profesorët e shkollës Nexhmedin Nixha, andaj për të zhvilluar këtë lëndë ata kanë metoda të ndryshme kreative.
Makineria është një tjetër ambient ku të interesuarit mund të zhvillojnë në praktikë aftësitë e tyre, për të cilat tregon më tepër profesori Blerim Halilaj.
Ambiente plot inspirim, e nxënës të apasionuar pas drejtimeve të tyre. Shkoni gjithmonë pas ëndrrave të juaja pasi kjo është e vetmja rrugë drejt të ardhmes , ky ishte mesazhi që morrëm nga të rinjtë dhe të rejat e shkollës Nexhmedin Nixha.