Kirurgët dhe infermierët hero “rrezikuan jetën e tyre” brenda një spitali që digjej për të përfunduar një operacion “kompleks” të bajpasit të zemrës.
Doktorët e hapën gjoksin e pacientit mashkull kur flakët përfshinë spitalin 114-vjeçar të Blagoveschensk në Rusi.
Tetë mjekë të guximshëm qëndruan për të mbaruar atë që kishin nisur kur zjarri kishte përfshirë kulmin e spitalit.
Shefi e operimit Valentin Filatov, 29-vjeçar refuzoi që stafi të dilte nga operimi derisa zjarri përfshiu vendin.
“Ne ishim të frikësuar natyrisht, njerëz jemi”,“Ne s’mund të largoheshim duhej shpëtuar pacienti. Ne e vazhduam operimin, çfarë mund të bëje?”-ka thënë ai/Ekonomiaonline