I formuar në vitin 1865, Shërbimi Sekret Amerikan u krijua fillimisht për të gjetur dhe shkatërruar çdo para të falsifikuar pas Luftës Civile Amerikane.
Vetëm pas vrasjes së Presidentit William McKinley në 1901, ata u ngarkuan me mbrojtjen e presidentit, dhe madje edhe atëherë, vetëm dy qëndruan roje në të njëjtën kohë.
Tani, ka mbi 7,000 anëtarë të Shërbimit Sekret, të ngarkuar me gjithçka, duke filluar nga kontrollimi i hoteleve për përgjime dhe bomba, regjistrimi i ngjarjeve publike masive për studime në të ardhmen, dhe madje edhe vrapimi në mëngjes me presidentin./Alsat.mk/