Dinamo e kërkon Modriqin nëpërmjet gazetës “Marca”

Dinamo e Zagrebit ka publikuar një video në rrjetet sociale ku nëpërmjet gazetës “Marca”, e ka kërkuar transferimin e mesfushorit të Real Madridit, Luka Modriq.

Fillimisht shihet natyra e bukur, më pas në tavolinë një kafe e ëmbëlsirë, dhe në fund shfaqet fanella e Luka Modriqit, me nënshkrimin e presidentit të Dinamos së Zagrebit, Velimir Zajec.

E ardhmja e Modriqit te Reali ende nuk është krejtësisht e qartë.

Ai nuk ka minutazhë shumë të madhe në edicionin aktual dhe pritet të largohet nga madrilenët pas 12-të vjetësh.

38-vjeçari në edicionin aktual ka 1625 minuta lojë në 34 ndeshje, ndërsa ka dy gola të shënuar e gjashtë asistime në të gjitha garat.

Modriq në të kaluarën ka luajtur për Dinamon e Zagrebit. Prej skuadrës së madhe kroate u transferua te Tottenhami në korrik të vitit 2008, ndërsa prej gushtit të vitit 2012 iu bashkua Real Madridit për 35 milionë euro./Koha.net/

Read Previous

Dekada vendimtare e kishës së papërfunduar të Barcelonës

Read Next

​Çfarë po ndodh me stadiumin e Gjilanit? Nga kjo komunë tregojnë nëse janë pezulluar punimet