Dy kamionë janë djegur në orët e para të ditës së sotme në Mitrovicë të Veriut, ndërsa nga zjarri është dëmtuar edhe një veturë udhëtarësh.
Lajmin për RTK-në e ka konfirmuar Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut.
Ndër të tjera, Elshani ka bërë me dije se zjarri ka qenë i qëllimshëm, kurse nuk ka të dyshuar dhe se hetimet janë duke u zhvilluar.
Ai tha se pronarët e kamionëve janë shqiptarë, ndërsa automjeti i dëmtuar është në pronësi të një serbi. Ai i ka hedhur poshtë pretendimet se ky rast të jetë për motive etnike./rtklive