Digjen disa varreza në fshatin Shishman

Me një shkëndijë digjet një mal. E kështu duket sikur e pësuan edhe  varrezat e fshatit Shishman të cilat sot po digjeshin. Që nga dita e djeshme zjarri ka kapluar disa fshatra në komunën e Gjakovës. Për ta lokalizuar zjarrin, një qytetar nuk ndalej duke provuar vazhdimisht me degët e dushkut. I vetëm derisa i erdhën në ndihmë ekipet e zjarrfiksëve ai arriti t’i shpëtonte disa nga varrezat.

Me të marrë informatën zjarrfikësit dhe policia u gjendën  në vendin e ngjarjes. Fshatarët u shprehën se heronjtë e këtyre ditëve janë zjarrëfikësit të cilët në krye të detyrës vazhdimisht të gjendur në rrezik po përballen edhe me nxehtësinë dhe të mosfrymuarit lirshëm. Bëjmë të ditur se të gjitha ekipet relevante ndodhen në këto vatra të zjarrit dhe po përpiqen të lokalizojnë secilën vatër të zjarrit.

Read Previous

Kurti: Mbajtja nën kontroll e zjarreve sfidë e madhe, komunat nuk kanë mjaftueshëm zjarrfikës

Read Next

Nga shtatori, Gjermania lejon dozë përforcuese të vaksinës kundër COVID-19