Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme, Kaja Kalla është pjesë e Samitit të Komunitetit Politik Evropian që mbahet sot, më 16 maj, në Tiranë. Gjatë një prononcimi për mediat Kallas u pyet për dialogun Kosovë-Serbi, ku tha se është caktuar një sekretar i posaçëm dhe se pritet normalizimi i marrëdhënieve, mes dy vendeve.
Pyetje: Zonja Kaja Kallas çfarë prisni nga Kosova dhe Serbia nga procesi i dialogut, çfarë mesazhi keni për ta?
“Pak më parë kemi emëruar sekretarin e posaçëm për dialogun dhe presim normalizimin e marrëdhënieve sigurisht”, tha Kallas.
Liderët e 47 vendeve dhe organizatave evropiane mblidhen të premten për një samit njëditor në kryeqytetin e Shqipërisë, për të diskutuar sfidat e sigurisë dhe mbrojtjes në të gjithë kontinentin, me agresionin e plotë të Rusisë ndaj Ukrainës në krye të agjendës./abcnews.al