Dialogu Kosovë-Serbi, Escobar do të mbajë konferencë për shtyp

Zëvendësndihmës Sekretari i SHBA-së për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar, ndodhet në Bruksel për të diskutuar me zyrtarë evropianë për situatën në veri të Kosovës.

Lidhur me këtë çështje ai këtë të enjte do të dalë në konferencë për t’u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, transmeton Klankosova.tv.

Konferenca ku do të paraqitet Escobar do të nisë në orën 15:00.

Në Bruksel edhe sot do të vazhdojnë takimet në mes të Zëvendëksyreministrit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe Drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq. /Klankosova.tv/

Read Previous

Raporti i spitalit “Isa Grezda”

Read Next

Bashkimi Evropian mund t’ua kthejë vizat disa vendeve të Ballkanit