Diagnostikimi i meningjitit tashmë po bëhet në kohë rekord në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare te Kosovës.
Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi për media nga ShSKUK-ja.
“Kjo u bë e mundur falë rritjes së kapaciteteve diagnostike moderne, ku tashmë rezultatet për pacientët kryhen brenda ditës.
Më parë duhej kohe deri në 5 ditë, që të marrin rezultatet dhe të kuptonin shkaktarët e meningjiteve.
Diagnostikimi i shpejtë parandalon përdorimin e antibiotikëve të spektrit të gjerë, duke ruajtur kështu shëndetin e pacientit, duke racionalizuar përdorimin e antibiotikëve”, thuhet në njoftim.
Po ashtu siç thuhet në njoftim trajtimi i meningjitëve është kompleks dhe kërkon trajtim multi-diciplinare.
“Tashmë, pacientëve të dyshuar për meningjit, ju bëhet në kohë të shpejtë edhe ekzaminimet imazherike, si CT , MRI, ultrasonografia transfontaleare”, bëhet e ditur në njoftim. /Telegrafi/