Një dhunim ka ndodhur dje gjatë ditës në qytetin e Malishevës. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktima dhe i dyshuari dyshohen të jenë me probleme psikike.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se është dhunuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari dhe viktima dyshohet se janë me probleme psikike”, njofton Policia.
Me vendim të prokurorit viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./rtklive/