Dhuna në familje, policia arreston tre persona

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar tre persona për dhunë në familje, në tri rast të ndara në 48 ortë e fundit. Raste e dhunës në familje kanë ndodhur në Fushë Kosovë, Suharekë e Junik.

Sipas policisë, në Fushë Kosovë është arrestuar një preson (mashkull kosovar), i cili pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën kosovare.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”- thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa në Suharekë, policia ka arrestuar një person nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht viktimën, shtetase e Shqipërisë.

“Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”- thuhet në njoftim.

Po për dhunë në familje, policia ka arrestuar në Junik një person për shkak se i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike viktimës kosovare.

“Palët janë sjellë në stacion dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”- thuhet në njoftimin e policisë. /Kallxo.com

Read Previous

Vrasësit të Robert F. Kennedy-t i mohohet lirimi me kusht

Read Next

Goditi disa herë me tavolinë ish-gruan e tij, tetë vjet burgim për të pandehurin në Gjakovë