Dhoma e Përfaqësuesve të ShBA-së në kaos pasi Kevin McCarthy nuk arriti të bëhet kryetar

Në një ditë drame politike që nuk është parë në Kongres për një shekull, udhëheqësi republikan Kevin McCarthy, dështoi vazhdimisht në përpjekjen e tij për t’u zgjedhur Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dhoma e Përfaqësuesve mbeti pa një kryetar të martën mbrëma, hera e parë që nga viti 1923, ata nuk arritën të zgjidhnin një udhëheqës pas votimit të raundit të parë.

Fillimi i një Kongresi të ri supozohej të ishte një fitore për Partinë Republikane, pasi ajo mori kontrollin e dhomës pas zgjedhjeve të nëntorit. Në vend të kësaj, McCarthy u përball me një kundërshtim brenda partisë që i përket.

Kongresmeni nga Kalifornia ka humbur në tre votime radhazi deri më tani dhe është e paqartë se cila mund të jetë rruga e tij drejt fitores kur Dhoma të mërkurën sërish do të nisë çdo gjë nga e para në zgjedhjen e drejtuesit të ri. Ata do të vazhdojnë të votojnë derisa dikush të fitojë shumicën.

Edhe nëse McCarthy gjen një mënyrë për të fituar, analistët paralajmërojnë, trazira në Dhomën e Përfaqësuesve, ata mendojnë se për dy vjet republikanët do të jenë të trazuar dhe të djathtit, demokratët, do të jenë në luftë me njëri-tjetrin.

Republikanët fituan ngushtë kontrollin e Dhomës në nëntor, kështu që McCarthy kishte vetëm pak vota në përpjekjen e tij për t’u bërë kryetar. Kjo lejoi një grup konservatorësh të bashkoheshin për të kundërshtuar emërimin e tij, shkruan BBC. /EO/

Read Previous

Shqetësimi global për shpërthimin e koronavirusit në Kinë, BE njofton sot masa të reja

Read Next

Çfarë ndodh me trupin tuaj në ‘zonën e vdekjes’ të malit Everest