Instituti Pedagogjik i Kosovës është institucion i pavarur, publik, që merret me hulumtime, trajnime, vlerësime, eksperimentime dhe inovacione në fushën e arsimit. Viti 2021 ishte mjaft sfidues për të gjitha sferat e jetës, e në veçanti për fushën e arsimit. Kështu kanë bërë e ditur hulumtuesit e këtij instituti.
Potera mes tjerash theksoi se hulumtimi ‘’Përfshirja e nxënësve me nevoja të veçanta arsimore në shkollat profesionale publike në Kosovë’’ është një hulumtim që ka përfshirë 16 shkolla në komuna të ndryshme, nga të gjitha rajonet e Kosovës, të cilat kanë përfshirë nxënës me nevoja të veçanta
Gjithashtu Potera tregoi edhe për qëllimin e këtyre hulumtimeve.
Vlen të theksohet se misioni i Institutit Pedagogjik të Kosovës është: Të ofrojë shërbime profesionale për Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, dhe institucionet arsimore të të gjitha niveleve në Kosovë, përmes hulumtimeve, trajnimeve, këshillimeve etj.