Detarët kapin krijesën e çuditshme me trup peshkaqeni dhe fytyrë derri

Disa detarë kanë kapur një krijëse me trup peshkaqeni dhe me fytyrë derri në qytetin Portoferraio në ishullin italian të Elbës.

Në fillim u mendua se ishte një lloj mutanti, por më pas u identifikua si krijesa e rrallë e quajtur Oxynotus centrina.

Nganjëherë njihet si një peshkaqen me fytyrë derri që jeton normalisht deri në 2,300 metra nën sipërfaqe.

Krijesa është gjithashtu e shënuar në Listën e Kuqe të IUCN si e rrezikuar, që do të thotë se është e rrallë.

Read Previous

Këto janë masat e reja antiCOVID-19

Read Next

Pandemia ka rritur numrin e rasteve me probleme mendore