Pandemia ka rritur numrin e rasteve me probleme mendore

Përhapja e pandemisë COVID-19, muajt e fundit, ka ndikuar në shëndetin mendor të qytetarëve në vendin tonë. Psikiatri Bekim Radoniqi thotë se kohëve të fundit është shtuar numri i personave që kërkojnë ndihmë për problemet e tyre siç janë ankthi dhe depresioni. Sipas tij, izolimi për disa javë gjatë muajit mars, ka filluar t’i shfaqë pasojat tani.

Ai na tregoi edhe për grupmoshat që kanë pësuar çrregullime psikike, si pasojë e përballjes me pandeminë.

Marrja me aktivitet fizik ka qenë njëra ndër këshillat për pacientët por tek disa raste ka qenë e pashmangshme terapia thotë Radoniqi.

Psikiatri Radoniqi bën apel që të gjitha këto rastet të referohen tek profesionistët shëndetësor me qëllim që këta pacientë të trajtohen dhe të mbahen nën kontroll.

Read Previous

Detarët kapin krijesën e çuditshme me trup peshkaqeni dhe fytyrë derri

Read Next

​Formula 1, aksidentohen Verstappen dhe Hamilton