Tv Syri më herët kishte raportuar për një aksident që kishte ndoshur në lagjen Dardania (ish Piskotë).
Me të kontaktuar me policnë, konkretisht me Kap.Albin Sahatqija , Komandant i Trafikut Rajonal në Gjakovë, ka bërë të ditur që në aksidentin në fjalë kanë qenë të përfshira dy vetura, njëra e tipit Golf, dhe tjetra e tipit Seat.
Deri tek aksidenti ka arritur kur njëra nga veturat, në rrugën në drejtim të Deçanit, ka ndërruar korsinë duke u përplasur me veturën tjetër.
Nga ky aksident raportohet që janë shkaktuar dëme materiale dhe lëndimë të lehta tek shoferët të cilët pas trajtimit mjekësor janë liruar për në shtëpi. – ka bërë të ditur për TV Syrin, Kap.Albin Sahatqija , Komandant i Trafikut Rajonal në Gjakovë.