Detaje nga tragjedia në kanalin e La Manshit ku humbën jetën 12 persona

Gjashtë fëmijë dhe një grua shtatzënë janë në mesin e 12 personave që humbën jetën pasi një anije me dhjetëra emigrantë u mbyt në brigjet franceze, në kanalin e La Manshit.

Roja bregdetare franceze mundi të shpëtonte 50 persona të cilëve u është ofruar ndihma mjekësore, por dy prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.

Mësohet se shkak i kësaj tragjedie është bërë fakti se anija ka qenë e mbingarkuar me emigrantë ndërsa vetëm tetë prej tyre kanë patur jelek shpëtimi.

Dyshohet se shumica e viktimave kanë qenë emigrantë me origjinë nga Eritrea, por ende ky informacion nuk është vërtetuar nga autoritet.

Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper reagoi për tragjedinë të cilën e përshkroi si të tmerrshme ndërsa theksoi se përpjekja për të shkatërruar bandit kriminale dhe forcimi i sigurisë kufitare është jetike.

Qeveria franceze dhe ajo britanike kanë kërkuar prej vitesh të ndalojnë fluksin e emigrantëve, të cilët u paguajnë kontrabandistëve mijëra euro për kalimin nga Franca me varka të vogla për në tokën britanike. /tvklan.al

Read Previous

Fshati i fundosur shfaqet në Greqi

Read Next

Operacioni i shpëtimit të cisternës së naftës në Detin e Kuq nuk është i sigurt, thotë misioni i BE-së