Detaje nga marrëveshja e De Bruyne me Napolin

Kevin De Bruyne, mesfushori belg 33-vjeçar që u largua si lojtar i lirë nga Manchester City, është shumë pranë transferimit te Napoli.

Sipas raportimeve të “Il Mattino”, belgu do të nënshkruajë një kontratë “2+1” (dy vite me opsion për një të tretë), ndërsa paga e tij do të jetë 5 milionë euro në sezon.

Ai pritet të kryejë testet mjekësore të martën ose të mërkurën dhe më pas të prezantohet si futbollist i Napolit.

De Bruyne u bashkua me Manchester City në verën e vitit 2015 për 74 milionë euro nga Wolfsburg.

Në sezonin e fundit, ai realizoi 6 gola dhe dha 8 asistime në 38 paraqitje me “Citizens”. /Telegrafi/ 

Read Previous

Ukraina thotë se shkatërroi mbi 3 mijë e 500 automjete ushtarake ruse vetëm në maj

Read Next

Katër raste të dhunës në familje u raportuan gjatë 24 orëve të fundit