Ka dështuar edhe përpjekja i 28-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Sërish nuk ka pasur kuorum për formim të komisionit për zhvillim të votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Që nga hapja e seancës konstituive më 15 prill, kandidatja e Vetëvendosjes për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, ka dështuar të zgjidhet 6 herë radhazi, ndërkaq të enjten dështoi për të 19-n herë formimi i Komisionit për votimin e fshehtë.
Pas mbylljes së seancës për të shtunën, deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se kjo situatë e moskonstituimit është absurde, derisa ka bërë thirrje për VV-në që të zhbllokojë situatën.
E, deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka thënë se partitë e tjera po e bllokojnë votimin e komisionit për votim të fshehtë, ndërsa u bëri thirrje që këtë ta bëjë.
“E kuptoj që duhet të ndërtohen kauza në Kuvend, por nuk mendoj që kauza më e mirë e tyre është lufta ndaj Albulena Haxhiut, ose bllokimi i Kuvendit”, ka thënë ai. /Koha.net/