Dështojnë përpjekjet për votimin e Qeverisë “Kurti 3”

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, nuk është arritur të votohet Qeveria “Kurti 3”, e propozuar nga mandatari për kryeministër Albin Kurti.

Nga gjithsej 108 deputetë që morën pjesë në votim, 56 votuan për, 48 kundër, ndërsa 4 abstenuan. Ky rezultat nuk ishte i mjaftueshëm për miratimin e kabinetit të ri qeveritar.

Pas këtij dështimi, tani i takon Presidentes së Republikës, Vjosa Osmani, të ndërmarrë hapat e ardhshëm kushtetues.


Albin Kurti prezanton kabinetin qeverisës

Mandatari për kryeministër, Albin Kurti, ka prezantuar kabinetin e tij qeveritar, me të cilin synon të qeverisë për një mandat të ri katërvjeçar.

Në përbërjen e propozuar të Qeverisë, përfshihen këta emra dhe dikastere:

  • Zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme: Glauk Konjufca
  • Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë: Donika Gërvalla
  • Zëvendëskryeministër i tretë për çështje të pakicave dhe bashkëpunim ekonomik: Fikrim Damka
  • Ministër i Financave dhe Ekonomisë: Hekuran Murati
  • Ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale: Andin Hoti
  • Ministër i Mbrojtjes: Ejup Maqedonci
  • Ministër i Punëve të Brendshme: Xhelal Sveçla
  • Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit: Lulzon Jagxhiu
  • Ministër i Arsimit: Avni Zogiani
  • Ministër i Kulturës dhe Turizmit: Fatmir Spahiu
  • Ministër i Sportit dhe Rinisë: Blerim Gashani
  • Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL): Rasim Demiri
  • Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor: Fitore Pacolli
  • Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural: Armend Muja
  • Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit: Dimal Basha
  • Ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Integrimeve Evropiane: Mimoza Kusari-Lila
  • Ministre e Energjisë dhe Minierave: Artane Rizvanolli
  • Ministër për Komunitete dhe Kthim: Nenad Rashiq
  • Ministër i Zhvillimit Rajonal: Sejnur Vejshall

Read Previous

Hamilton: Roma nuk u ndërtua në një ditë, rikthimi i Ferrari në majë kërkon kohë

Read Next

Bajrami: Po shkojmë drejt procesit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme