Dështim i seancës së sotme, Kuvendi del me njoftim

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se seanca e 13-të konstituive e mbajtur sot është ndërprerë për shkak të mungesës së votave për formimin e komisionit që do të mundësonte votimin e fshehtë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit.

Sipas njoftimit zyrtar, vazhdimi i seancës është caktuar për të dielën, më 11 maj, në orën 10:00.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës u mblodh sot në vazhdimin e radhës të seancës konstituive. Nën drejtimin e deputetit Avni Dehari, seanca serish nuk pati kuorum në procedurën e votimit për përbërjen e komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit me votim të fshehtë. Kryesuesi Dehari ftoi subjektet politike parlamentare PDK, LDK, Lista serbe dhe AAK-Nisma që të propozojnë nga një anëtar në komision. Në mungesë të propozimeve, kryesuesi Dehari hodhi në votim përbërjen e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës. Pasi konstatoi se për kanë votuar 56 deputetë, një kundër, ndërsa nuk kishte asnjë abstenim, kryesuesi Dehari njoftoi për ndërprerjen e seancës dhe paralajmëroi vazhdimin e saj të dielën, më 11 maj, në orën 10:00”, thuhet në njoftim. /GazetaSinjali/

Read Previous

Formacioni më i mirë i gjysmëfinaleve të dyta të Ligës së Kampionëve

Read Next

​Gërvalla: Nuk ka asnjë arsye për ta vazhduar bllokadën