Dëshmitari refuzon të dëshmojë kundër krerëve të UÇK-së, mohon se ka dhënë një intervistë në vitin 2004

Avokati mbështetës i dëshmitarit të 29-të, ka thënë se klienti i tij nuk po ndjehet mirë, duke thënë se ai nuk është i gatshëm të dëshmojë, por është i gatshëm të shkojë në burg.

“Klienti im është shumë i stresuar, nuk është i gatshëm të japë dëshmi, por i gatshëm të shkojë në burg”, tha ai.

Avokati mbështetës i dëshmitarit 29-të, e tha këtë pasi kanë filluar pyetjet e prokurores Clara Lawson për dëshmitarin, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Tutje, avokati kërkoi një pushim 30 minutësh që edhe njëherë të konsultohet me dëshmitarin e 29-të të Prokurorisë Speciale, që të vendoset për hapat e mëtutjeshëm.

Paraprakisht, prokurorja Clara Lawson e pyeti dëshmitarin lidhur me një intervistë që sipas saj e ka dhënë në vitin 2004, por ai e mohoi ta këtë bërë. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Read Previous

Specializantët sërish në protestë, paralajmërojnë radikalizim të masave

Read Next

Eurodeputeti kroat, Tonino Picula kërkon masa ndaj Serbisë