“Derë më derë” projekti i veçantë që ka prioritet njerëzit në nevojë dhe të moshuarit e vetmuar

Po bëheshin gati për t’u nisur në një mision të vecantë, e nga prapa kishin kamerën e televizionit tonë. “Derë më derë” është fushata më e fundit e implementuar nga Kryqi i Kuq dega Gjakovë, për qëllimin e së cilës tregon më tepër  Fllanza Bakija Lama sekretare e kësaj organizate.

Sot bashkë me pjesëtarët e Kryqit të Kuq u nisëm drejt shtëpisë së Fane Hasanajt. Rrugës vullnetarët kryen procedurat e regjistrimit për vaksinimit të zonjës Fane. Ajo jeton e vetme dhe shpesh vizitohet nga vullnetarët e Kryqit të Kuq, të cilët sot e shoqëruan hap pas hapi deri tek qendra e vaksinimit. Derisa iu nënshtrua procedurave të zakonshme krahë për krahë me vullnetarët, Fana u vaksinua me dozën e parë të vaksinës, të cilën thotë se nuk e ndjeu fare, teksa shprehet falënderuese për ata që i qëndruan sot pranë.

Ky projekt ka për qëllim vetëdijësimin e njerëzve sa i përket procesit të vaksinimit, thotë Shkambi i cili sot ishte pjesë e ekipit.

Me të përfunduar ky proces Ekipi i Kryqit  të Kuq e kthyen zonjën Fane në shtëpi për të vazhduar me vizita tek njerëz të tjerë në nevojë, për të vetëdijësuar të gjithë sa i përket procesit të imunizmit.

Read Previous

Analisti Xhevdet Pozhari ka një mesazh për votuesit e Gjakovës, në prag të balotazhit

Read Next

Vajzat e KB Vëllaznimit vazhdimisht aktive, pretendojnë rezultate pozitive