”United Airlines” shkurton fluturimet, pas rritjes së çmimit të karburanteve
Real Madridi do të ketë përballje të vështirë me Atletico Madridin, por do të mundohet të fitojë për të mbetur në garë për titull me Barcelonën.
Derbi i Madridit luhet të dielën nga ora 21:00 dhe është ndeshja e fundit për xhiron e 29-të.
Barcelona, që të dielën nga ora 14:00 ballafaqohet me Rayo Vallecanon, prin në tabelë me 70 pikë. Real Madridi është i dyti me 66 pikë, kurse Atletico Madridi i ka 57 pikë.
Në ndeshjen e parë të sezonit, Atletico Madridi fitoi 5:2, në ndeshjen që u luajt në “Wanda Metropolitano” në muajin shtator. Reali në këtë ndeshje do të jetë pa portierin Thibaut Courtois, që ka pësuar lëndim muskulor. Ai pritet të mungojë gjashtë javë.
Real Madridi, Atletico Madridi dhe Barcelona eliminuan kundërshtarë anglezë në mesjavë dhe avancuan në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Reali e eliminoi Manchester Cityn, Atletico Madridi fitoi ndaj Tottenhamit, kurse Barcelona e largoi nga gara Newcastlen. /Koha.net/