”United Airlines” shkurton fluturimet, pas rritjes së çmimit të karburanteve

Kompania e njohur amerikane e fluturimeve ”United Airlines” ka njoftuar një ulje të kapacitetit të fluturimit për shkak të kostove në rritje të karburantit, pas luftës kundër Iranit.

Gjatë tre javëve të fundit, çmimet e naftës bruto janë rritur në rreth 100 dollarë për fuçi, dhe sipas Scott Kirby, CEO i United, “çmimet e naftës do të arrijnë në 175 dollarë për fuçi dhe nuk do të bien në 100 dollarë për fuçi para fundit të vitit 2027″.

”Nëse çmimet mbeten në nivelet aktuale, fatura e karburantit të ”United Airlines” do të rritet me 11 miliardë dollarë shtesë këtë vit”, tha Kirby në një memo për punonjësit.

Si rezultat, linja ajrore ka vendosur të shkurtojë fluturimet në rrugët që nuk janë më fitimprurëse me çmimet aktuale të karburantit.

”Megjithatë, kërkesa e pasagjerëve mbetet e fortë për momentin”, vuri në dukje Kirby, ”dhe UA nuk do të shkurtojë stafin ose kostot, as nuk do të pezullojë investimet”. /ATSH-ANSA/

Read Previous

Derbi i Madridit, Reali përballet me Atleticon

Read Next

Arsenali dhe Manchester City përballen në finalen e Kupës së Ligës