Deputetja e vetme shqiptare në Kroaci pritet nga Meta

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, e ka pritur në takim deputeten e vetme shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Prljaskaj e cila ka qëndruar në Tiranë bashkë me një delegacion.

“I përgëzova për përpjekjet e tyre në forcimin e marrëdhënieve të shkëlqyera, Shqipëri – Kroaci për përfaqësimin dinjitoz të komunitetit të rëndësishëm shqiptar në Kroaci,
kontributi i të cilit si në luftën për pavarësinë e Kroacisë në vitet e fundit mbetet një garanci e fortë e marrëdhënieve  të shkëlqyera”, ka shkruar Meta.

“Vizita e tyre në Shqipëri për bashkëpunim mes Durrësit e Rijekës dhe Beratit e Bjellovarit, si dhe për marrëveshje e shkëmbime mes universiteteve kanë plotësisht mbështetjen time”.

/KlanKosova/

Read Previous

Qeveria vendos për shtyerjen e projekteve të financuara nga mjetet e IPA-s

Read Next

Miratohet raporti i shpenzimeve të Kuvendit për nëntëmujorin e vitit 2021