Deputetja britanike Kerans: Serbia po e strehon fajtorin për vrasjen e policit Afrim Bunjaku

Deputetja britanike, Alicia Kearns, vazhdon kritikat ndaj Serbisë, duke thënë se shteti fqinj i Kosovës po strehon fajtorin kryesor për vrasjen e policit Afrim Bunjaku, në sulmin terrorist të 24 shtatorit në veri të vendit.

Reagimi i deputetes vjen ndaj një postimi të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë për parregullsi në zgjedhjet në Serbi, duke u thirrur në raportin OSBE-së për keqpërdorim, frikësim të votuesve dhe raste të blerjes së votave.

“Kjo është e papranueshme për një vend me status kandidat në BE”, ka thënë ministria e Jashtme e Gjermanisë.

Lidhur me këtë ka reaguar deputetja Kearns, përmes një statusi në platformën “X”.

“Disa do të thoshin gjithashtu se është e papranueshme që Serbia ndihmoi dhe nxiti një sulm terrorist në një vend fqinj. Sigurisht që tani po strehon fajtorin [Milan Radoiçiq] për vrasjen e një oficeri policie [Afrim Bunjaku], dy fëmijët e të cilit kanë humbur babanë e tyre”, ka shkruar Kearns.

/Telegrafi/

Read Previous

Shpërthimi vullkanik në Islandë mund të mos jetë jetëshkurtër

Read Next

Armando Broja në listën e gjigantit evropian – pritet të largohet nga Chelsea në janar