Deputeti gjerman: Të shtensionohet situata dhe të ruhet liria e mediave në Kosovë

Peter Beyer am 24.04.17 in Berlin im Deutschen Bundestag. / Fotograf: Tobias Koch (www.tobiaskoch.net)

Deputeti gjerman, Peter Beyer, duke komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë ka thënë se situata po vijon të përshkallëzohet.

Ish-raportuesi i Kosovës në Këshillin e Evropës, ka deklaruar se tani duhet një shtensionim i menjëhershëm, ndërsa ka shtuar se duhet të ruhet liria e shtypit, medias dhe e shprehjes.

“Situata në Kosovë vazhdon të përshkallëzohet dhe mbetet e paqartë. Tani na duhet një shtensionim i menjëhershëm. Liria e shtypit, medias dhe liria e shprehjes duhet të ruhen pa kushte, ashtu si përkrahja e NATO-s, duke ofruar siguri dhe stabilitet”, ka shkruar Beyer në Facebook.

Ndryshe, situata në veri të Kosovës tash e tri javë është e tensionuar. Së fundmi, forcat serbe kanë kidnapuar tre zyrtarë policorë brenda territorit të Kosovës.

/Telegrafi/

Read Previous

Elbasan Rashani lëndohet në stërvitje, largohet nga grumbullimi

Read Next

Situata në veri, Ministrja Xhaçka: Në pritje të përfundimit të hetimeve të KFOR-it, e domosdoshme që të ruhet qetësia