Deputeti Arbër Rexhaj insiston që seanca të ftohet një herë në javë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, e ka quajtur të gabueshme mbledhjen e Kuvendit çdo 48 orë, duke shtuar se “formula më e mirë është një herë në javë”.

Ai ka deklaruar se mbledhja për seancë çdo 48 orë është bërë për t’iu bërë presion deputetëve.

“Më mirë ishte një herë në javë, në atë kuptim…E vërteta është se gabim është çdo 48 orë. Po e vëreni edhe vet. Është bë me qëllim të mirë, realisht t’i shtyjë e t’i japë presion edhe deputetëve. Është i panevojshëm. Formula më e mirë është një herë në javë. Në këtë kuptim nuk do të bëheshim të tepërt. Realisht do të kishim kohë për zgjidhje”, ka deklaruar Rexhaj.

Deputeti i VV-së shtoi se partitë e tjera po e bllokojnë procesin, derisa tha se këto subjekte “qysh në fillim kanë votuar edhe kundër vetvetes për të marrë mandatin”.

“Qysh në fillim është parë tendenca. Kryetari i subjektit më të madh politik ka marrë iniciativën t’i thirrë në takim subjektet për të gjetur zgjidhje”, ka shtuar ai. /Koha.net/

Read Previous

Kica-Xhelili: Nuk bëhet kryetari i kuvendit pa marrëveshje politike

Read Next

Kusari-Lila: E kemi të paqartë se cila është kërkesa e opozitës, nëse duan ta bëjnë Qeverinë së pari duhet konstituimi i Kuvendit