Fillimisht erdhi propozimi për të vendosur një taksë imigrimi prej 5000 frangash në vit për të ardhurit e huaj dhe tani një tjetër ide, megjithëse e ngjashme, është hedhur në parlament.
Simon Michel, një deputet nga Partia Liberal-Radikale dëshiron të vendosë një taksë prej 10,000 frangash për kompanitë që punësojnë punëtorë nga BE-ja – i ashtuquajturi “kontribut solidariteti” ndaj ekonomisë së Zvicrës, transmeton albinfo.ch.
Kjo masë do të zbatohej vetëm për kompanitë që punësojnë më shumë se 250 persona, por sektorët që vuajnë nga mungesa e punonjësve – si restorantet dhe hotelet – do të përjashtoheshin, shkruan thelocal.
Si masë e dytë, Michel po planifikon të prezantojë një mocion për të kufizuar numrin e të huajve, i cili do të aktivizohej nëse numri i emigrantëve të rinj në Zvicër tejkalon mesataren e vendeve të BE-së./albinfo.ch