Deputetët gjermanë në Kosovë, takojnë ministrin Murati

Një grup i deputetëve gjermanë nga Komisioni për Punë dhe Çështje Sociale, po e vizitojnë Kosovën.

Kjo u bë e ditur nga ambasadori gjerman, Jorn Rohde.

Ai njoftoi se ligjvënësit gjermanë u takuan me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati.

Diplomati tha se “pati diskutime shumë të frytshme”.

Jorn Rohde tha se ata u takuan me Sindikatat e Pavarura.

“Thellimi i bashkëpunimit mes palëve”, thuhet se ishte tema kryesore e diskutimit. /Klankosova.tv/

Read Previous

Shpërthimet e pagerëve të Hezbollahut nxjerrin në pah luftën në hije

Read Next

Shifrat e inflacionit të Eurozonës shohin rënie në gusht, duke iu afruar objektivit të BQE prej 2%.