Kohëve të fundit me ardhjen e COVID-19, ankthi, depresioni, dhe semundjet e ndryshme psikologjike janë më të shpeshta. Në repartin e psikiatrisë në spitalin e përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, për momentin janë një numër i vogël i pacientëve të hospitalizuar e kjo për shkak të një mori arsyesh.
Në rastet më të shpeshta shqetësimet fillojnë nga kushtet e rënda ekonomike, papunsia e tash, e këtyre ditëve të fundit ka ndikuar edhe ngritja e cmimit të energjisë elektrike shtoi doktori, Dr Zef Komani.
Brengë tjetër për stafin e këtushëm është neglizheca nga familiarëve që ju bëhet këtyre pacientëve.
Organizata botërore e shëndetësisë ka kërkuar nga shtetet që të shpenzojnë më shumë nga buxhetet e tyre për shëndetësi, përkatësisht për shëndetin mendor.