Departamenti i Gazetarisë në UP pranon donacion nga KFOR-i

Departamenti i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës gjatë ditës së sotme ka pranuar një donacion nga KFOR-i.

Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një postimi të bërë nga faqja zyrtare e Departamentit të Gazetarisë në Facebook, të cilët kanë shkruar se një donacion i tillë ka ngritur kapacitetin teknik të MediaLab-it.

Tutje ata kanë shtuar se kjo iu mundëson studentëve që të praktikojnë me teknologjinë më të fundit.

“Departamenti i Gazetarisë ka pranuar nga KFOR-i, gjatë ditës së premte një donacion të pajisjeve të cilat kanë ngritur kapacitetin teknik të MediaLab-it dhe kanë krijuar për studentët tanë mundësi të reja praktike me teknologjinë më të fundit. Profesorët e Departamentit e kanë falënderuar KFOR-in për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Departamentit të Gazetarisë”, shkruhet në postimin e tyre. 

/Gazeta Sinjali/

Read Previous

Këto syze do të shiten për një shumë marramendëse, ja pse

Read Next

Lëndët ushqimore me çmimet më të larta të 10 viteve