Deontay Wilder do të rikthehet në ring të shtunën më 15 tetor kundër Robert Helenius.
Ish-kampioni i peshave të rënda në WBC, Deontay Wilder, do të kthehet në ring kundër finlandezit Robert Helenius më 15 tetor, lufta e tij e parë që nga përfundimi i meçit të tretë të tij kundër Tyson Fury.
“Ka qenë një udhëtim i gjatë për mua dhe që nga sot ai vazhdon,” tha në një deklaratë të mërkurën 36-vjeçari Wilder.
Lufta do të zhvillohet në Barclays Center të Brooklynit.
/GazetaBlic Sport