Demonstruesit pro-palestinezë i ndërprenë tubimin, Biden: Keni të drejtë, Gaza ka nevojë për më shumë ndihmë

“Ata kanë të drejtë, Gaza ka nevojë për shumë më tepër ndihmë.” Kështu iu përgjigj presidenti amerikan Joe Biden demonstruesve pro-palestinezë që i ndërprenë tubimin në Karolinën e Veriut.

“Të gjithë kanë të drejtën e kujdesit shëndetësor”, tha presidenti amerikan ndërsa demonstruesit kujtuan, duke ndërprerë fjalimin edhe një herë, spitalet në Gaza të bombarduara nga izraelitët dhe akuzuan Bidenin si “bashkëpunëtor në gjenocid”.

“Ata kanë të drejtë, ne duhet të marrim më shumë ndihmë për Gazën”, tha Biden.

Protestat pro-palestineze dhe kundër luftës në Gaza janë bërë një karakteristikë e vazhdueshme e fushatës elektorale të Biden, i cili edhe në raste të tjera është ndërprerë nga demonstruesit gjatë mitingjeve të tij. /abcnews.al

Read Previous

Scholz: Duam që Ballkani Perëndimor të hyjë shpejt në BE, por s’është proces gjeopolitik

Read Next

NJË JETË NË NJË ORË: Ahmet Hasi