Odalloviqit iu ndalua hyrja në Kosovë

Kryetari i Komisionit qeveritar serb për Personat e Zhdukur, Veljko Odalloviq, së bashku me delegacionin e Beogradit, nuk u lejuan që të hyjnë në Kosovë gjatë mëngjesit të ditës së sotme.

Këtë e ka pohuar vet Odalloviq, i cili u ankua në mediat serbe për atë se çka ju ka ndodhur në mëngjes.

Odalloviq tha për Tanjug se delegacioni serb ishte në pikëkalimin kufitar në Jarinje rreth orës 8:00 të mëngjesit, por që sipas tij, pjesëtarët e Policisë së Kosovës nuk i lejuan ata të hynin në Kosovë.

Polici tha që unë isha i ndaluar të hyja. Unë kërkova një shpjegim, pas së cilës ai i thirri autoritetet, por përsëri mori një përgjigje negative pa asnjë shpjegim. Unë pashë vetëm një letër në të cilën shkruhej me shkronja të mëdhaja se ishte e ndaluar që unë të hyja”, tha Odalloviq.

Ai u ankua për vendimin, duke i akuzuar institucionet e Kosovës./GazetaSinjali

Read Previous

FSK e gatshme t’i dalë në ndihmë Austrisë pas prekjes nga vërshimet

Read Next

Të rinjtë rrezikojnë të pësojnë dëme në organe nga Covid-19