“Defender Europe 25”: Mbahet dita e vizitorëve të shquar

Në Poligonin e Stërvitjes në Babaj të Bokës, në Gjakovë, sot po zhvillohet Dita e Vizitorëve të Shquar, si pjesë e ushtrimit ndërkombëtar shumëkombësh “Defender Europe 25”.

Në këtë ushtrim ushtarak ku Kosova, përveç si nikoqire, po merr pjesë edhe me afërsisht 1 mijë pjesëtarë të FSK-së, janë të përfshirë 25 mijë trupa nga 29 vende aleate dhe partnere të NATO-s.

Gjatë ditës së sotme pjesëtarë të FSK, përmes skenarëve operativë të përgatitur për këtë ditë, demonstruan gatishmërinë operacionale dhe shkallën e ndërveprueshmërisë me forcat partnere dhe ato të rajonit.

Në ushtrim marrin pjesë edhe forcat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Ky aktivitet po përcillet nga përfaqësues të mediave vendore dhe ndërkombëtare, ndërsa të pranishëm janë edhe drejtuesit e institucioneve të Kosovës, përfaqësues të vendeve të NATO-s, ambasadorë, si dhe oficerë të lartë nga Forca e Sigurisë së Kosovës dhe shtete pjesëmarrëse në ushtrim.

Për herë të parë në Aeroportin e Gjakovës është vendosur komanda taktike e divizionit të tetë të këmbësorisë.

Në poligonin e stërvitjes në Babaj të Bokës janë ekspozuar edhe pajisjet ushtarake. /KosovaPress

Read Previous

Të miturit gjithnjë e më shpesh në shënjestër të propagandës terroriste

Read Next

Ukraina thotë se ka goditur me eksplozivë urën që lidh Rusinë me Krimenë