Debutim i shkëlqyer i Shaboviq, i dyti në paraqitjen e parë

Notari kosovar Adell Shaboviq ka debutuar mjaft mirë në ‘Paris 2024’.

Reprezentuesi i Kosovës në rrethin e parë është renditur në pozitën e dytë në garën 100 metra në stil të lirë.

Shaboviq arriti në cak për kohën 51.77 derisa i pari doli të jetë Zaid Faisal M Alsarraj për kohën 51.21.

Garuesi ynë mbetet në garë për të fituar medalje në ‘Paris 2024’.

Deri më tani Kosova ka siguruar një medalje të argjendtë në Lojërat Olimpike, medalje të cilën e rrëmbeu xhudistja Distria Krasniqi./rtklive

Read Previous

Mbretëria e Bashkuar mund të shohë ditën e saj më të nxehtë të vitit deri më tani

Read Next

Biden kritikon “ekstremizmin” në Gjykatën Supreme, bën thirrje për mandate me limite