Dëborë dhe shi në veri të Shqipërisë, ARRSH del me apel për shoferët

Autoriteti Rrugor shqiptar, apelon shoferët të tregojnë kujdes në gjatë drejtimit të mjeteve në kohë shiu.

Ndërsa u bën thirrje të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë në zonat malore, pasi gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu dhe dëbore në Rajonin Verior.

Njoftimi i ARRSH:

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu dhe dëbore në Rajonin Verior. Në aksin Tamarë-Vermosh, në Valbonë, në Bajram Curri-Kam, Bajram Curri-Fierzë dhe në Qafë Thore-Theth ka pasur reshje dëbore qarkullimi kryhet pa probleme.

Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet. Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore./abcnews.al/

Read Previous

Dita e pestë: Barrikadat vazhdojnë ta bllokojnë Veriun, ndërkombëtarët kërkojnë të hiqen nga ata që i kanë vendosur

Read Next

Francë – Maroku: Gjysmëfinalja e dytë e Botërorit