Joe Biden ka dhënë një deklaratë për gazetarë pas debatit me kundërshtarin e tij Donald Trump duke theksuar çdo gjë kishte shkuar siç duhej, ndërkohë që reagimet për performancën e presidentit demokrat janë nga më të ndryshmet.
“Unë mendoj se ia kemi dalë, performanca ka qenë e mirë,” tha Joe Biden teksa po largohej.
Biden visits a Waffle House and says "I think we did well" and "It's hard to debate a liar." pic.twitter.com/alRgMOeivR— The Post Millennial (@TPostMillennial) June 28, 2024
I pyetur nëse kishte ndonjë shqetësim për performancën e tij dhe thirrjet nga disa mbështetës që ai të largohej, ai tha: “Jo. Është e vështirë të debatosh një gënjeshtar.
Kur u pyet nëse ishte i sëmurë, ndihmësit e tij u thanë gazetarëve gjatë debatit se Biden ishte i ftohur, Biden tha se kishte dhimbje të fytit.
“Ne jemi kombi më i mirë në botë,” u tha Biden mbështetësve duke i falënderuar të gjithë. /abcnews.al