De Bruyne ‘shpërthen’ ndaj bashkëlojtarëve: Jemi shumë prapa në çdo aspekt

Credit: Getty

Kevin De Bruyne, i irrituar, nisi një “sulm” të ashpër ndaj bashkëlojtarëve të tij në Belgjikë pas një humbjeje “të papranueshme” në Ligën e Kombeve kundër Francës.

Pas një fillim të ngadaltë në fushatën e saj të Ligës së Kombeve, Franca mposhti Belgjikën me rezultat 2-0, falë golave të Randal Kolo Muani dhe Ousmane Dembele. “Djajtë e Kuq” u shfaqën të paorganizuar dhe të paqartë në lojën e tyre, ndërsa De Bruyne dukej dukshëm i zhgënjyer gjatë gjithë ndeshjes, pasi skuadra e tij dështoi të krijonte mundësi të rëndësishme për të shënuar ndaj mbrojtjes franceze.

Pas ndeshjes, De Bruyne nuk e kurseu vlerësimin e tij për performancën e ekipit. Duke folur për transmetuesin belg VTM, mesfushori 33-vjeçar shprehu zhgënjimin e tij dhe tha: “Nuk mund të them këtu se çfarë shkoi keq. Këtë e kam diskutuar me ekipin në pjesën e parë. Nuk mund ta përsëris në media, por duhet të jemi më të mirë në çdo aspekt. Nëse synojmë të arrijmë standardin më të lartë, duhet të japim gjithçka. Mbaroi.”

“Brezi i Artë” i Belgjikës, dikur i konsideruar si një nga grupet më të talentuar të lojtarëve në futbollin botëror, ka hasur vështirësi në ndërtimin mbi suksesin e vendit të tretë në Kupën e Botës 2018. Megjithatë, kjo nuk është shqetësimi kryesor i De Bruyne.

“Mund të pranoj që nuk jemi aq të mirë sa në 2018,” tha ylli i Manchester Cityt. “Kam qenë i pari që e kam vërejtur këtë, por ka gjëra të tjera që janë të papranueshme. Nuk do të them se çfarë.”

De Bruyne kritikoi gjithashtu strukturën taktike të Belgjikës, duke sugjeruar se stili i lojës së ekipit po pengon performancën e tyre.

“Ne jemi shumë prapa. Po të mbrohemi me gjashtë lojtarë, kjo nuk ka kuptim,” tha ai. “Kjo është situata. Nuk bëhet fjalë për tranzicion, por për njerëz që nuk i kryejnë detyrat e tyre.”

Pas një përfundimi zhgënjyes të pushimit ndërkombëtar, De Bruyne do të kërkojë të rikthehet në fitore kur të dalë në fushë me Manchester City të shtunën kundër Brentford në Premier League. /Goal.com/

Read Previous

Dorëzohet në Kuvend peticioni për projektligjin për parandalimin e vetëvrasjes

Read Next

Tahiri: Serbia do nxitë situata për agjendën e saj, Kosova të ketë kujdes