Përveç mjaltës, bletët kanë efekt të lartë pozitiv edhe për kulturat e tjera bujqësore. Këtë vit nga Qeveria e Kosovës është vendosur që përmes Programit të Pagesave Direkte – Subvencioneve 2022, një koshere e bletëve do të subvencionohet me 20€. Sipas kryetarit të shoqatës së bletarëve në Gjakovë, Florin Dautaga kjo është e mirëseardhur pasi që është një shumë më e madhe në krahasim me vitin e kaluar.
Sipas Dautagës janë në bisedime edhe me komunën e Gjakovës për subvencionet komunale nga të cilat presin të jenë të favorshme.
Rëndësia e bletëve është jetike për njerëzimin andaj edhe ndihmesa financiare nga institucionet nuk duhet të mungojë pasi që bletët nuk bëjnë vetëm mjaltin nga nektari i bimëve, por ato janë tepër të rëndësishme për polenizimin e bimëve.