Daut Haradinaj pritet në takim nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka vizituar sot Tiranën ku është pritur në një takim të ngrohtë nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se bashkëpunimi mes tyre është i vazhdueshëm dhe praktik në interes të dy Kryeqyteteve.

“Është kënaqësi e veçantë që të shkëmbejmë ide dhe përvoja me Erionin që Tiranën e ka kthyer në kryeqytet konkurrent me vendet e zhvilluara. Bashkëpunimi ynë është në vazhdimësi, dhe jo vetëm në nivel takimesh, por i çdoditshëm dhe praktik për të mirën e kryeqyteteve tona shqiptare”, ka shkruar Daut Haradinaj.

Read Previous

Oda Hotelierisë ankohet për masat e reja: Do të kemi humbje milionëshe

Read Next

Katër të vdekur dhe 2.110 raste të reja me COVID-19 në Kosovë