Rikthimi në kohë, nostalgjia për të shkuarën, mungesa për bashkëshorten e ndjerë Esmeralda Uruçi dhe mirënjohja ndaj qytetit të Gjakovës e bënë shkrimtarin Dashmir Uruçi të krijojë vepr137n “Në dritë të vetëtimës”. Një grua e tillë e meriton një libër prandaj kjo vepër u botua në 60-të vjetorin e lindjes të bashkëshortes së humbur në aksident u shpreh autori Uruqi në këtë përvjetor libri.
Emocionet e përjetuara në qytetin e Gjakovës nuk mund të përjetohen diku tjeter prandaj promovimin e parë të këtij libri zgjodha ta bëja pikërisht në këtë qytet.
Kjo ngjarje kulturore është realizuar në bashkëpunim mes shoqatës së intelektualëve “Jakova” dhe klubit letrar “Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë.
Ndërkaq Ragip Ballata, u uroj mikpritjen miqve shkodran duke u dhuruar nga një libër.
Lidhja dhe dashuria e këtij çifti mbërritën deri në nivelin e baladës, duke bërë këtë libër jo thjesht disa faqe, po përjetime e kujtime të thurrura së bashku. Lufta dhe humbja e dashurisë së jetës e shtyu autorin Uruçi që të krijojë këtë vepër kaq madhështore u shpreh recensenti Agim Bajrami.