“Dardanët” gati për ndeshjen ndaj Lituanisë

Kombëtarja e Kosovës në futboll sot e ka ditën e saj. 

Me fillim nga ora 15:00, “Dardanët” do të përballen me Lituaninë në Kaunas, me takimin që luhet në kuadër të xhiros së tretë në Ligën e Kombeve. 

Kombëtarja dardane ka udhëtuar me fuqinë e plotë, përveç Leart Paqaradës që është lënduar, e është kthyer mbrapshtë tek ekipi i tij. 

Kjo do të jetë hera e dytë që këto dy kombëtare përballen me njëra-tjetrën. 

Kosova fitonte herën e parë 4-0, me ndeshjen që i takonte miqësoreve. 

Për momentin në këtë edicion të Ligës së Kombeve, Kosova zë pozitën e dytë në grupin C2 me tri pikë. Lituania është e fundit me 0 pikë. 

/GazetaSinjali/

Read Previous

Udhëheqësit e MED9 premtojnë mbështetje për ushtrinë e Libanit në përpjekje për të ndaluar konfliktin Izrael-Hezbollah

Read Next

Policia jep detaje për aksidentin në Veternik