Daku, synimi i ri i Beshiktashit

Sulmuesi i Shqipërisë Mirlind Daku nga edicioni i ardhshëm mund të luaj në elitën e futbollit turk. Të hënën mediumet turke kanë raportuar se skuadra e Beshiktashit ka shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit të Rubin Kazanit.

Daku po shihet si zëvendësues ideal i kamerunasit Vincent Aboubakar, i cili do të largohet nga skuadra turke në verën e këtij viti.

Mësohet se skuadra ruse Rubin Kazan nuk do ta shqyrtoj ofertën e gjigantit turk për Dakun deri në përfundimin e Evropianit 2024, pasi mendon që vlera e 26-vjeçarit mund të rritet, varësisht nga përformanca e tij.

Në edicionin 2023/2024, Daku me fanellën e Rubin Kazanit në 33 paraqitje ka shënuar dhjetë gola dhe ka kontribuar me katër asistime.

Daku te Rubin Kazani u transferua në verën e vitit 2023, nga Osijeki për një milionë euro./Koha.net

Read Previous

​Biden me emisar special për njohjen e Kosovës nga pesëshja e BE-së

Read Next

Kroos u tregon tifozëve të Realit pasardhësin e fanellës me numër 8