“Çuna, lufta ka mbaruar! Luani futboll”, mesazhi i Mërgim Mavrajt para ndeshjes ndaj Serbisë

Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet sot (e shtunë) ndaj Serbisë në stadiumin ‘Air Albania’.

Kjo ndeshje i takon ciklit kualifikues për Botërorin e vitit 2026 dhe pritet që të nis me fillim nga ora 20:45.

Djelmoshat e kombëtares shqiptare kanë marrë shumë përkrahje para kësaj ndeshje nga shumë figura të njohura.

Njëri ndër ta ishte edhe ish-kapiteni i kuqezinjve, Mërgim Mavraj, i cili pati disa fjalë në drejtim të lojtarëve të Shqipërisë.

“Çuna, lufta ka mbaruar. Kosova është e jona, përgjithmonë. Tani luani futboll”, ka shkruar Mavraj në Instagram.

Kujtojmë se Mavraj e mbajti veshur për 50 ndeshje fanellën e Kombëtares.

Ish-mbrojtësi shënoi edhe tre gola ku më i rëndësishmi ishte ndaj Armenisë, për të siguruar 3 pikë të arta në rrugëtimin drejt Europianit./Telegrafi/

Read Previous

Dimal Basha: Partitë le të matën me Kurtin për Qeverinë, jo për Kuvendin

Read Next

Murati: Opozita po vazhdon që të mos kryejë obligimin kushtetues