Kështu po e zhvillojnë mësimin nxënësit e shkollës “Zef Lush Marku”, pasi që një pjesë e stafit të mësimdhënësve ka rezultuar pozitiv me virusin korona. Kjo nuk është metoda më efektive thotë arsimtarja e gjuhës angleze në këtë shkollë, mirëpo janë të detyruar t’i kthehen skenarit C, pas një kohe shumë të gjatë.
8 mësimdhënës të kësaj shkolle kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Duke u konsultuar me DKA-në, mësimi nga distanca në këtë shkollë do të vazhdojë deri më datën 11-të të këtij muaji, thotë drejtori Pjetër Dodaj i cili mes tjerash tregon edhe ecurinë e këtij procesi në ditën e parë të kalimit në mësim përmes platformes elektronike Zoom.
Për fat të mirë në këtë shkollë nxënësit janë të paisur me llaptopë, çka e lehtëson dukshëm mësimin për ta dhe mësimdhënësit.