Conte te Tottenham, sot pritet zyrtarizimi

Pas shkarkimit të Nuno ditën e djeshme nga drejtuesit e klubit anglez Tottenham, u përfol shumë se Conte do të ishte tekniku i ri.

Kishte lajme se Conte ishte duke fluturuar drejt Londrës bashkë me grupin e vet për të diskutuar detajet e kontratës. Tani është çdo gjë në përfundim, pasi Conte ndodhet me të vërtetë në Londër për të nënshkruar me ekipin anglez.

Siç e konfirmon dhe gazetari i njohur italian Fabrizio Romano, ish-tranjeri i Interit ka pranuar kontratën e Tottenham dhe sot do të bëhet zyrtarizim. Conte do të ketë një kontratë deri në qershor të vitit 2023 ku do të përfitojë rreth 15 milion euro në sezon.

Marrëveshja verbale është arritur ditën e djeshme ndërsa sot pritet firma dhe konfirmimi zyrtar nga klubi./H.LL/abcnews.al

Read Previous

Shërbimi Korrektues do i shtohet pavijoni për trajtimin e personave me nevoja të veçanta

Read Next

Dëshmitari në Hagë pyetet dhe deklarohet si pjesëtar i njësisë së brigadës 153 të UÇK-së